Aktualitet

EMRI/ Arrestohet një 19-vjeçar në Mirditë, kapet me armë zjarri

Policia ka arritur që të sekuestrojë armën kallashnikov në sediljen e pasme të mjetit që drejtonte 19-vjeçari.

7 Tetor 2022, 15:54 Nga I.A
 
EMRI/ Arrestohet një 19-vjeçar në Mirditë, kapet me
Arma e sekuestruar

MIRDITË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Mirditë ditën e sotme. Mësohet se i riu lëvizte me armë zjarri pa leje. I arrestuar është i riu me emrin Danjel Gjinaj. Policia ka arritur që të sekuestrojë armën kallashnikov në sediljen e pasme të mjetit që drejtonte 19-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia" në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

danjel gjinaj policia e shtetit

Sondazh

Poll