Aktualitet

ERE nuk rriti çmimin/ Tabaku: Kur ua thashë unë nuk pranuat, por ju bindi qeveria

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e bordit të ERE-s. Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.

7 Tetor 2022, 14:17 Nga F.M
ERE nuk rriti çmimin/ Tabaku: Kur ua thashë unë nuk pranuat,
ERE

TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji Enti Rregullator i Energjisë do të rishikojë situatën dhe do të vendosë nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e bordit të ERE-s. Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

E pranishme në mbledhje ishte dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila ka replikuar me kreun e ERE. Tabaku tha se ajo vetë dha të njëjtat argumente për të mos e aplikuar këtë fashë, por që nuk u pranua prej tyre. Ajo shtoi se sipas saj qeveria po nëpërkëmb kompetencat e Bordit.

"Anëtarët e këtij bordi duhet të jenë në interesin publik. Rritja me 42 lekë është e pajustifikueshme. Kur ju dhashë unë të njëjtat argumente për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike nuk i pranuat, por të njëjtat i pranuat nga qeveria. Qeveria nuk mund t'ju trajtojë si bord personal, për t'ju thënë se kur mblidhet dhe kur nuk mblidhet. Ndaj ju lutem respketojini më shumë këta qytetarë,"tha Tabaku ndër të tjera. 

jorida tabaku enti rregullator i energjise elektrike

Sondazh

Poll