Aktualitet

Shpërthen bombula e në servisin e makinave, humb jetën shqiptari në Greqi

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator, ku i plagosuri është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik.

7 Tetor 2022, 15:40 Nga I.A
Shpërthen bombula e në servisin e makinave, humb jetën shqiptari
Foto Ilustruese

 

GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi ishte i shtruar në spital për djegie të rënda trupore. Kathimerini shkruan se shqiptari kishte pësuar djegie të rënda nga shpërthimi i një bombole gazi në një garazh makinash në Selanikun perëndimor, ku ai punonte.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator, ku i plagosuri është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik. Sot u bë e ditur se ai ka humbur betejën për jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit.

humb jeten shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll