Aktualitet

Pezullohet rritja e tarifës për energjinë elektrike për tetorin, ERE: S'ka fashë 800 kw

Ahmeti tha se çmimi për energjinë elektrike nuk do të ndryshojë. Ahmeti tha se leximi i sahateve do të bëhet në fund të çdo muaji. 

7 Tetor 2022, 14:04 Nga F.M
Pezullohet rritja e tarifës për energjinë elektrike për
ERE

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka vendosur që të anulojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për muajin tetor. Bëhet fjalë për fashën e propozuar më herët nga Qeveria prej 800 kilovat, gjë të cilën qeveria e anuloi gjithashtu. I pranishëm në mbledhje, kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se çmimi për energjinë elektrike nuk do të ndryshojë. Ahmeti tha se leximi i sahateve do të bëhet në fund të çdo muaji. 

"Pezullohet vendosja e fashës për rritjen e energjisë elektrike. Leximi do të bëhet në fund të çdo muaji,"- tha Ahmeti. 

petrit ahmeti

Sondazh

Poll