Aktualitet

Mblidhet KLP, Arens Çela merr mandatin e plotë për Tiranën, pritet caktimi i prokurorëve për rrethet (Propozimet)

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programi OPDAT.

7 Tetor 2022, 13:45 Nga F.M
Mblidhet KLP, Arens Çela merr mandatin e plotë për
Alfred Balla

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet javën e ardhshme të vendosë për Kreun e Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela, i cili më 11 tetor nis mandatin e plotë. Në axhendën e mbledhjes thuhet se kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programi OPDAT. Në këtë mbledhje pritet të caktohen edhe drejtuesit e tjerë të Prokurorive në rrethe, me mandat të përkohshëm.

Rendi i ditës:

Diskutimi/miratimi i proces-verbalit të Seancës Plenare të datës 29.09.2022.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Elidjana Kasa, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Moisi Duda në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Kledian Llaho në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Julian Çafka në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Diskutim/miratimi i relacionit “Për caktimin e zotit Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

Diskutimi/ miratimi i “Raportit për Analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, të zotit Pali Deçolli.

Diskutimi/ miratimi i “Raportit për Analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, të zonjës Armida Hamiti.

Diskutim/miratimi i relacionit “për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Ilir Hoxha, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.

Diskutimi/miratimi i Rregullores “Për marrëdhënien e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Mediat”.  

Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023,  zonja Teuta Pisku.

Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023,  zonja Blerina Karaj.

Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023,  zonja Irma Velo.

Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023,  zonja Masila Lulaj.

Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023,  zoti Roland Paja.

Diskutim/miratimi i listës “Për miratimin e listës pjesore të kandidatëve për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023”.

Diskutimi/miratimin e projekt-aktit, “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.157, datë 27.06.2022, “Për praktikën profesionale të kandidatëve për Magjistrat të Shkollës së Magjistraturës”.

arens cela keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll