Bota

Meloni e zemëruar me “kërcënimin” e Francës: Qeveria të hedh poshtë deklaratat kundër meje

Partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura muajin e kaluar.

7 Tetor 2022, 15:16 Nga I.A
Meloni e zemëruar me “kërcënimin” e Francës:
Giorgia Meloni

ITALI- Liderja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni, kërkoi shpjegim pasi një ministre e Francës sugjeroi se të drejtat mund të jenë në rrezik nën Qeverinë e re që pritet Meloni ta formojë. Partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura muajin e kaluar.

Ministrja për Çështje Evropiane e Francës, Laurence Boone, i tha të përditshmes Repubblica, se Parisi “do të vëzhgojë me vëmendje respektimin e vlerave dhe sundimin e ligjit” kur Qeveria e re italiane të nisë punën.

“Bashkimi Evropian veçse ka dëshmuar vigjilencën e tij ndaj shteteve të tjera, sikurse Hungaria dhe Polonia”, tha Boone, duke përmendur dy qeveritë euroskeptike që janë përplasur me Brukselin lidhur me të drejtat e njeriut.

Meloni, partia post-fashiste e së cilës fitoi zgjedhjet e 25 shtatorit, tha se këto deklarata duket se janë “një kërcënim i papranueshëm i ndërhyrjes kundër një anëtari sovran të BE-së”.

“Kam besim se Qeveria franceze menjëherë do t’i hedhë poshtë këto deklarata”, tha Meloni më 7 tetor, dhe shtoi se shpreson që gazeta “e krahut të majtë” ka keqinterpretuar deklaratat e Boones.

Meloni, një mbrojtëse e vlerave të familjes katolike, fitoi zgjedhjet si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë. Fitorja e saj, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, paraqet kërcënim ndaj të drejtave civile, duke nisur nga aborti e deri te martesat mes gjinisë së njëjtë. Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ekzekutivi i ri italian pritet të formohet deri në fund të tetorit.

Marrë nga REL 

laurence boone giorgia meloni

Sondazh

Poll

Bota 7 Tetor 2022, 14:10 k.m.

Deputeti i bën 'serum' Albin Kurtit

Mërgim Lushtaku TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot "serum" krye...