Bota

FOTO- Balenciaga bashkohet me Lay's, krijon çantën që duket si një paketim patatinash

Marka spanjolle e modës është bashkuar me kompaninë e famshme amerikane Lay's për të krijuar një çantë të re që duket si një paketë patatinash.

7 Tetor 2022, 13:21 Nga A.B
FOTO- Balenciaga bashkohet me Lay's, krijon çantën që
Balenciaga

SHBA- Industria e modës vazhdon të shfaqet me tendenca të çuditshme që ngrenë shumë pikëpyetje. Balenciaga është një markë mode që ka arritur të bëhet virale me dizajnet dhe aksesorët e saj nga atletet e shkatërruara deri te një qese plehrash. Tani, marka spanjolle e modës është bashkuar me kompaninë e famshme amerikane Lay's për të krijuar një çantë të re që duket si një paketë patatinash.

Çanta e frymëzuar nga Lay's bëri debutimin e saj në javën e modës në Paris. Llogaria në Twitter e Lay's ka shpërndarë foto nga sfilata e modës. Modelet mbanin çantën Lay's si pjesë të aksesorëve të tyre. Ato shfaqen në ngjyra si të verdhë, blu dhe të kuqe, si paketat e Lay's.

Shihni postimin më poshtë:

Edhe drejtoresha kreative e Balenciaga, Demna Gvasalia ndau foto të çantës së frymëzuar nga Lay's. Çanta janë bërë nga pëlhurë e palosshme dhe vijnë me një zinxhir sipër.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balenciaga by Demna (@demnagram)

Postimi ka marrë më shumë se 19,000 pëlqime. 

balenciaga

Sondazh

Poll