Bota

Vdekja e Mahsa Amini shkaktoi protesta në Iran, autopsia: Vdiq nga sëmundja, jo nga dhuna

Irani vazhdon të jetë skena e një mobilizimi të fortë, të shkaktuar nga vdekja e Mahsa Amini.

7 Tetor 2022, 13:27 Nga A.B
Vdekja e Mahsa Amini shkaktoi protesta në Iran, autopsia: Vdiq nga
Mahsa Amini

IRAN- Vdekja e Mahsa Amini, 22-vjeçares iraniane, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nga policia, pasi u ndalua për mosmbajtjen e duhur të mbulesës, vjen si pasojë e një sëmundjeje. Kjo është ajo që del pas autopsisë së kryer në Iran.

Sipas mjekëve, Mahsa u operua për një tumor të trurit në moshën 8-vjeçare dhe kishte një "çrregullim të rëndësishëm" të boshtit hipotalamus-hipofizë, një sëmundje për të cilën ajo u trajtua me hidrokortizon, levotiroksinë dhe desmopresinë, shkruan Tgcom24.

Raportohet se vajza "papritmas humbi vetëdijen" dhe më vonë "ra në tokë". Sipas mjekëve, personeli i urgjencës u përpoq t'i shpëtonte jetën por "mbështetja e frymëmarrjes nuk funksionoi" dhe Amini "megjithë përpjekjet dhe transferimin në spital" vdiq nga "dështimi i shumë organeve të shkaktuar nga hipoksia cerebrale". 

Ndërkohë, Irani vazhdon të jetë skena e një mobilizimi të fortë, të shkaktuar nga vdekja e Mahsa Amini. Sipas njoftimeve nga faqja e lidhur me opozitën "Iran International", gjatë natës disa protesta prekën Rafsanjan, në juglindje të Iranit, kryeqytetin, Teheran, si dhe Mashhad dhe Mehrshahr. “Vdekje Khamenei-t” dhe “Vdekje diktatorit” ishin parullat që protestuesit vazhduan të brohorisnin në sheshin Harawi në Teheran, ndërsa në Kamraniyeh, një zonë e kryeqytetit, gratë u panë edhe duke djegur hixhabet e tyre.

mahsa amini iran

Sondazh

Poll