Bota

Sulm me thikë jashtë kazinos në Las Vegas, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Nga gjashtë të plagosurit e dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike dhe tre të tjerët thuhet se janë stabile.

7 Tetor 2022, 13:41 Nga A.B
Sulm me thikë jashtë kazinos në Las Vegas, dy të vdekur dhe
Vendngjarje

SHBA- Sulm me thikë në Las Vegas. Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë jashtë një kazinoje në Las Vegas Strip. Autori, sipas Skynews është Yoni Barrios, 32 vjeç. Dyshohet se ai ishte i armatosur me një thikë të madhe kuzhine.

Vajzat e shfaqjes dhe interpretuesit e rrugës janë mes personave të plagosurve në sulmin në bulevardin Las Vegas, përballë kazinosë dhe hotelit ëynn.

Nga gjashtë të plagosurit e dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike dhe tre të tjerët thuhet se janë stabile. Dy personat që gjetën vdekjen janë: Brent Hallett, 47 vjeç, dhe Maris Digiovanni, 30 vjeç.

Autori u arrestua pas ndjekjes nga kalimtarët e rastit. 

sulm ne shba las vegas

Sondazh

Poll