Bota

Deputeti i bën 'serum' Albin Kurtit

Sot, në Kuvend, ai ka shkuar pranë kryeministrit dhe mban në duar serumin, duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë.

7 Tetor 2022, 14:10 Nga k.m.
Deputeti i bën 'serum' Albin Kurtit
Mërgim Lushtaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot "serum" kryeministrit Albin Kurti. Sot, në Kuvend, ai ka shkuar pranë kryeministrit dhe mban në duar serumin, duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë. Ndërkohë që i pari i Lëvizjes VetëVendosje qesh në vendin ku edhe po ulet.

“Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës,”- ka shkruar Lushtaku.

POSTIMI I PLOTË:

mërgim lushtaku

Sondazh

Poll