Politike

'Më lironi ose do flas'/ Berisha "zbulon" kërcënimin nga burgu të Bllakos: Mesazh Ramës e Veliajt

Në një takim me qytetarët e deklaron se Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi ka kërcënuar kryeministri Edi Ramën dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

7 Tetor 2022, 10:50 Nga k.m.
'Më lironi ose do flas'/ Berisha "zbulon"
Sali Berisha

MEMALIAJ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka "zbuluar" arsyen e lirimit të Alqi Bllakos. Në një takim me qytetarët e deklaron se Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi ka kërcënuar kryeministri Edi Ramën dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

"Dje, liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Më lironi ose do flas. E liruan Bllakon. Bllako që me lekët tuaja i kishte lidhur 10-12 mijë euro rrogë të atit. A do tolerojmë ne në këtë mënyrë? Jo. është e tëra vjedhje,"-tha Berisha.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka lënë qelinë dje. Bllakos iu është ndryshuar masa e sigurisë, nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie'. Gjatë seancës së sotme, avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj ka argumentuar para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, se përse duhej nxjerrë jashtë qelisë klienti i tij. Gjatë seancës së sotme në Tiranës, avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

sali berisha sali berisha ne memaliaj

Sondazh

Poll