Art&Argëtim

'I thashë nuk e pranoj, u zumë'/ Orgesa Zaimi zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë me Luiza Gegën

Orgesa Zaimi tregoi se ato patën një ‘debat’ pasi këngëtarja nuk e pranonte kurrësesi.

7 Tetor 2022, 10:25 Nga k.m.
'I thashë nuk e pranoj, u zumë'/ Orgesa Zaimi zbulon
Luiza Gega dhe Orgesa Zaimi

TIRANË- Këngëtarja Orgesa Zaimi është një ndër konkurrentet në “Dance ëith me, Albania”. Këngëtarja ka treguar zënkën që ndodhi në prapaskenë me Luiza Gegën, e cila dëshironte që trofeun ta merrte Orgesa. E gjitha para se të largohej përfundimisht nga emisioni.

E ftuar në programin “Rudina”, Zaimi tregoi se ato patën një ‘debat’ pasi këngëtarja nuk e pranonte kurrësesi. Ajo theksoi se largimi i Luizës ishte një surprizë për të gjithë dhe ajo kishte krijuar një lidhje të fortë me sportisten.

“Unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua, dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti. Unë u mërzita shumë që Luiza u largua. Ne nuk e prisnim, sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët. Nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”,- tha këngëtarja.

Në fund të natës së tretë, Gega fitoi kupën për herë të dytë radhazi, ndaj vendosi që t'ja japte këngëtares, që sipas saj bëri një punë më rë mirë për të. 

luiza gega orgesa zaimi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:54 f.g

Sot ka ditëlindjen...

Elizabeth Dhue dhe Ioan Gruffudd TIRANE- 6 tetor 2022 përkon me dhjetëditëshin e dytë të Zodiakut për shenjën e Peshores...

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:52 k.m.

Shkenca thotë se stresi është ngjitës

Foto ilustruese SHBA- Shihni dikë që i hapet goja në metro dhe e dini se ka një probabilitet mjaft të madh që ju do të ...