Art&Argëtim

Si dy 'pika uji'! Ylli i 'Legally Blonde' pyetet për ngjashmërinë me të bijën, Witherspoon: Nuk e vë re

Ava, të cilën e ka me ish-bashkëshortin Ryan Phillippe, është më e madhja nga tre fëmijët e saj. Ajo gjithashtu ka djalin Deacon, 18, me Phillippe, dhe djalin Tennessee, 10, me burrin aktual Jim Toth.

6 Tetor 2022, 23:29 Nga F.M
Si dy 'pika uji'! Ylli i 'Legally Blonde' pyetet për
Reese Witherspoon dhe vajza e saj Ava Phillippe

SHBA- A mendoni se Reese Witherspoon dhe vajza e saj Ava Phillippe ngjajnë? Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe vajza e saj 23-vjeçare sigurisht që nuk mendojnë kështu!

"Oh ju mendoni kështu?" Witherspoon i tha Hoda Kotb dhe Jenna Bush-Hager, të cilat të dyja u mrekulluan me ngjashmërinë mes nënë e bijë teksa shfaqeshin në emisionin “Today”.

"Është shumë qesharake! Ajo dhe unë nuk e vëmë re kaq shumë", zbuloi Witherspoon, të cilës iu tha se duken si "binjake!"

Ava, të cilën e ka me ish-bashkëshortin Ryan Phillippe, është më e madhja nga tre fëmijët e saj. Ajo gjithashtu ka djalin Deacon, 18, me Phillippe, dhe djalin Tennessee, 10, me burrin aktual Jim Toth. Ylli i "Legally Blonde", e cila u shfaq për të promovuar librin e saj të ri për fëmijë "Busy Betty" dhe diskutoi për marrëdhënien e saj në zhvillim me fëmijët e saj.

“Duhet të kesh një marrëdhënie të ndryshme me fëmijët kur rriten”, tha ajo.

Ajo foli se si dinamika e saj me fëmijët e saj është zhvendosur në mënyrë specifike nga "menaxhimi fizik" në "mbështetje emocionale", duke mos u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë.

"Duhet të ushqesh vërtet marrëdhënien me fëmijët, gjithashtu dhe t'u japësh atyre respekt dhe hapësirë ​​për t'u bërë ata që janë, dhe jo ata që dëshiron ti që ata të jenë,"- tha ajo.

Deacon, për të cilin Witherspoon thotë se është në kolegj tani, sapo bëri debutimin e tij si aktrim në filmin e Netflix "Never Have I Ever". 

Djali i saj, i cili me sa duket po ndjek hapat e prindërve të tij të famshëm dhe është "shumë i zënë", sipas nënës së tij.

"Ai është duke bërë muzikë, ai është duke bërë aktrim. Ai është shumë kreativi dhe unë jam shumë krenare për të," tha Witherspoon.

ava phillippe reese witherspoon

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:54 f.g

Sot ka ditëlindjen...

Elizabeth Dhue dhe Ioan Gruffudd TIRANE- 6 tetor 2022 përkon me dhjetëditëshin e dytë të Zodiakut për shenjën e Peshores...

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:52 k.m.

Shkenca thotë se stresi është ngjitës

Foto ilustruese SHBA- Shihni dikë që i hapet goja në metro dhe e dini se ka një probabilitet mjaft të madh që ju do të ...