Art&Argëtim

Sot ka ditëlindjen...

Urimet për ditëlindjen shkojnë për aktorët Elisabeth Shue dhe Ioan Gruffudd bashkë me të tjerë të famshëm...

6 Tetor 2022, 12:54 Nga f.g
Sot ka ditëlindjen...
Elizabeth Dhue dhe Ioan Gruffudd

TIRANE- 6 tetor 2022 përkon me dhjetëditëshin e dytë të Zodiakut për shenjën e Peshores por edhe data kur botës i janë shtuar yjëza plot shkëlqim. Për të rikujtuar se e mira dhe e keqja janë afër njëra-tjetrës dhe ne zgjedhim atë që duam ti japim shoqërisë, kujtojmë se në 6 tetor kanë lindur arkitektë, aktorë, studiues, këngëtarë, shkencëtarë e imazhe që i kanë dhënë botës shumë më shumë nga sa njihen. 

Urimet për ditëlindjen shkojnë për aktorët Elisabeth Shue dhe Ioan Gruffudd bashkë me të tjerë të famshëm...

Elizabeth Shue mbush 59 vjeç, aktorja yll i filmave The Karate Kid, Adventures in Babysitting, Back to the Future Parts II and III and Leaving Las Vegas, fituese e 5 çmimeve dhe e nominuar për Academy Awards.

Emily Mortimer mbush 51 vjeç, skenariste dhe aktore e dhjetra filmave, përfshirë 'Match Point', 'Shutter Island', 'Hugo', and 'Mary Poppins Returns'.

Aktori Ioan Gruffudd mbush 49 vjeç, i njohur për rolet e tij si Lancelot në King Arthur dhe Mr Fantastic në filmin komik Fantastic Four.

George Westinghouse, inxhinier ka lindur në këtë ditë. Ai njihet si shpikësi i sistemi të frenimit të ajrit. Ai është i njohur për shpikjen e një sistemi frenimi ajror që i bën hekurudhat më të sigurta dhe promovimin e teknologjisë së rrymës alternative, e cila revolucionarizoi industrinë e dritës dhe energjisë në botë.

Thor Heyerdahl, eksplorues që përmes ekspeditës së tij, "Kon Tiki" provoi sesi njerëzit e hershëm kishin përdorur erërat tregtare për të lundruar nga Peruja në Ishullin e Pashkëve duke u bërë kolonët e tij të parë.

Bruno Sammartino, mundës profesionist, kampioni më jetëgjatë i WWE. Sipas Wrestling Observer, Sammartino ishte titullar i MSG 160 herë. Nga ato 160 ndeshje, Sammartino ishte fitues në të gjitha, përveç një.

Le Corbusier- Arkitekt francez. Krijues i Villa Savoye jashtë Parisit, Notre Dame du Haut në Ronchamp, Francë dhe Unité d'Habitation në Marseille. Ai është gjithashtu i njohur për punën e tij në planifikimin urban, i cili përfshinte projektimin e Chandigarh, Indi, në vitet 1950.

Mbreti Luis Filip i Francës, monarku i fundit i Francës, drejtoi në vitet 1830-1848 lindi në Paris. Rebelimi i udhëhequr nga studentët e përshkruar tek "Të Mjerët" e Viktor Hygoit i përkon periudhës së Mbretit Filip. Në vitin 1823, Alexandër Duma u punësua nga familja e mbretit. Ai mori fronin pas largimit të Napeolon Bonapartit. Pas Revolucionit të Korrikut, Louis-Philippe u bë "mbreti qytetar" i vendit në 1830. Një sundimtar represiv, ai u detyrua të abdikonte nga froni në 1848. 

Hafez al-Assad, ish-Presidenti i Sirisë.

elizabeth shue ditelindjet e 6 tetorit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:52 k.m.

Shkenca thotë se stresi është ngjitës

Foto ilustruese SHBA- Shihni dikë që i hapet goja në metro dhe e dini se ka një probabilitet mjaft të madh që ju do të ...