Art&Argëtim

“Ramushi nuk ishte aty”, Anita Haradinaj shpërthen në lot: Nuk e di askush

Anita ka folur edhe për momentin kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes.

7 Tetor 2022, 08:39 Nga A.B
“Ramushi nuk ishte aty”, Anita Haradinaj shpërthen në lot:
Anita Haradinaj

TIRANË- Anita Haradinaj ka rrëfyer rreth detaje nga jeta e saj dhe martesa me Ramush Haradinajn. E ftuar ditën e djeshme në ‘ABC e pasdites’, ajo u shpreh se me qëndrimet në Tiranë për shkak të spektaklit të kërcimit e ka marrë malli shumë për fëmijët. Anita ka folur edhe për momentin kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes. Moderatori, Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që ajo të shpërthente në lot.

“Ore ti me kë thirr këtu me bërë me qarë apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës. Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë. Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më racional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kaluar”.

Pyetja: A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri?

Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Megjithatë ajo theksoi se: “ Është burri më burrë në botë”.

anita haradinaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:54 f.g

Sot ka ditëlindjen...

Elizabeth Dhue dhe Ioan Gruffudd TIRANE- 6 tetor 2022 përkon me dhjetëditëshin e dytë të Zodiakut për shenjën e Peshores...

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:52 k.m.

Shkenca thotë se stresi është ngjitës

Foto ilustruese SHBA- Shihni dikë që i hapet goja në metro dhe e dini se ka një probabilitet mjaft të madh që ju do të ...