Art&Argëtim

FT+VD/ Brenda shtëpisë përrallore te Rita Orës

Ndërsa shumë fansa të saj mund të kishin imagjinuar një shtëpi shumë modern  dhe me një pishinë gjigande në fakt këngëtarja ka një shtëpi e cila është ndërtuar në vitin 1877.

6 Tetor 2022, 18:35 Nga e.k
FT+VD/ Brenda shtëpisë përrallore te Rita Orës
Rita Ora

LONDËR- Artistja me orgjinë shqiptare, Rita Ora ka hapur dyert e shtëpisë së saj në Londër. Me anë të një videoje këngëtarja ka zbuluar për herë të parë ambientet e shtëpisë "përrallore".

Ndërsa shumë fansa të saj mund të kishin imagjinuar një shtëpi shumë modern  dhe me një pishinë gjigande në fakt këngëtarja ka një shtëpi e cila është ndërtuar në vitin 1877.


Kjo banesë i përkiste dikur ilustruesit anglez, Arthur Rackham, i cili dha kontributin e tij për veprat letrare Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave dhe të Peter Panit përmes pikturave dhe ilustrimeve të ndryshme.

FT+VD/ Brenda shtëpisë përrallore te Rita Orës

Rita e bleu shtëpinë në vitin 2021 dhe bëri shumë pak ndryshime në këtë shtëpi të vjetër.

"Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër," thotë Ora.

Rinovimet kanë konsistuar kryesisht në restaurimin e dyshemeve dhe çatisë, rinovimin e banjove, tubacioneve dhe energjisë elektrike dhe përmirësimin e kuzhinës. 

Ndërsa punon për albumin e saj të tretë, këngëtarja nuk mund të ishte më e lumtur me shtëpinë e këndshme që ajo ka krijuar. Të gjithë vijnë në shtëpinë time dhe më thonë:

“Nuk mund ta besoj që jeton në një shtëpi si kjo”, shpjegon ajo.

Megjithatë ajo thotë se e kupton se pse shumë  janë të habitur nga kjo zgjedhje për shtëpinë e saj duke qënë se shumë e gjykojnë nga ajo çfarë ajo shfaq në skenë.

rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:54 f.g

Sot ka ditëlindjen...

Elizabeth Dhue dhe Ioan Gruffudd TIRANE- 6 tetor 2022 përkon me dhjetëditëshin e dytë të Zodiakut për shenjën e Peshores...

Art&Argëtim 6 Tetor 2022, 12:52 k.m.

Shkenca thotë se stresi është ngjitës

Foto ilustruese SHBA- Shihni dikë që i hapet goja në metro dhe e dini se ka një probabilitet mjaft të madh që ju do të ...