Aktualitet

U kapën me mall kontrabandë, arrestohen dy persona në Portin e Vlorës

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

7 Tetor 2022, 09:19 Nga A.B
U kapën me mall kontrabandë, arrestohen dy persona në Portin e
Porti

VLORË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi  bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), personin me inicialet R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shipping”. Sekuestrohen veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nëpërmjet një mjeti lundrues. Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave. Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shipping”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), shtetasi R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë”;

– E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë, administratori i një subjekti tregtar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne portin e durresit

Sondazh

Poll