Aktualitet

2 vdekje brenda 24 orëve/ Ndërron jetë i burgosuri në Shënkoll, arsyeja mbetet mister

Ndërron jetë në burgun e Shënkollit, i burgosuri Gëzim Qepa.

7 Tetor 2022, 09:01 Nga A.B
2 vdekje brenda 24 orëve/ Ndërron jetë i burgosuri në
Burgu

LEZHË- I burgosuri, Gëzim Qepa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në burgun e Shënkollit ku vuante dënimin për veprën penale të vjedhjes me dhunë. 49 vjeçari, ka qenë duke u mjekuar, ndërsa ende nuk dihet arsyeja shëndetësore që i ka shkaktuar vdekjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

IEVP shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ky është rasti i dytë në pak orë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit. Ditën e djeshme u raportua për vdekjen e një tjetër të burgosuri, atij të Azem Dautit, 55 vjeç.

vdes i burgosuri gezim qepa

Sondazh

Poll