Art&Argëtim

Semi flet për Bojken Lakon: Njeri i bukur, e kam xhan, por nuk konsumojmë dreka e darka

Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

5 Tetor 2022, 23:15 Nga F.M
Semi flet për Bojken Lakon: Njeri i bukur, e kam xhan, por nuk
Semi Japuaj

TIRANË- Këngëtarja Semi Japuaj ka folur në lidhje me marrëdhënien që ruan me ish-të dashurin e saj, Bojken Lako. E ftuar në 'Goca dhe Gra", Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja,"- tha Semi.

bojken lako semoi jaupaj

Sondazh

Poll