Art&Argëtim

Akuzat e Angelina Jolie, përgjigjet Brad Pitt: Ajo i "helmon" fëmijët kundër meje

Brad Pitt tha se nuk donte t'i linte akuzat e Angelina Jolie pa përgjigje dhe menjëherë kaloi në kundërsulm.

5 Tetor 2022, 19:32 Nga k.m.
Akuzat e Angelina Jolie, përgjigjet Brad Pitt: Ajo i "helmon"
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

SHBA- Menjëherë pas raportimeve që nxorën në dritë akuzat e Angelina Jolie ndaj Brad Pitt për sjellje abuzive ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, 58-vjeçari nuk vonoi të jepte përgjigjen e tij. Ai tha se nuk donte t'i linte akuzat e Angelina Jolie pa përgjigje dhe menjëherë kaloi në kundërsulm.

Sipas TMZ, burime pranë Pitt thanë: Angelina Jolie ka nisur një fushatë shpifjeje kundër Brad Pitt, duke përsëritur të njëjtat pretendime që ajo ka bërë për vite me radhë. Janë përpjekjet e përsëritura të Anxhelinës për ta "portretizuar" Bradin si një dhunues të fëmijëve kanë pasur një ndikim ekstrem te gjashtë fëmijët e tyre, të cilët tani janë krejtësisht të larguar nga babai i tyre.

Lidhur me pretendimet e aktores, FBI pas një hetimi arriti në përfundimin se pretendimet e saj për sjelljen abuzive të Pitt ndaj familjes së tij në vitin 2016 ishin të pamjaftueshme. Kjo i pengoi autoritetet të bënin hetime të mëtejshme dhe nuk u ngrit asnjë akuzë penale kundër Pitt.

Sot, Jolie u përgjigj me një ankesë të re kundër ish-bashkëshortit të saj të martën, duke zbuluar disa detaje në lidhje me atë që ajo e përshkroi si sjellje të dhunshme të Brad Pitt gjatë një udhëtimi familjar në vitin 2016 që ishte një faktor kyç në zgjidhjen e martesës së tyre.

Ajo pretendon se Pitt u angazhua në akte të tjera të tjera të dhunës fizike dhe derdhi alkool si mbi të ashtu edhe mbi fëmijët e tyre. Madje shtoi se njërin prej tyre, në fakt, “pothuajse e ka mbytur”. 

brad pitt angelina jolie

Sondazh

Poll