Politike

Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, Tabaku: Sa shpejt rrëzohet propaganda!

Duke folur nga foltorja e Kuvendit Tabaku tha se ndëkohë që sot në Këshillin e Integrimit vlerësohej puna dhe arritja e SPAK, jepet lajmi që është liruar nga burgu Alqi Bllako.

6 Tetor 2022, 16:58 Nga e.k
Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, Tabaku: Sa shpejt rrëzohet propaganda!
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, e quan ironi të fortë lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Tabaku tha se ndëkohë që sot në Këshillin e Integrimit vlerësohej puna dhe arritja e SPAK, jepet lajmi që është liruar nga burgu Alqi Bllako.

Deputetja tha se priste që Reforma ne Drejtësi të jepte rezultate, por është e gjitha një propagandë.

Jorida Tabaku: Sot për herë të parë Këshilli i Integrimit bëri një mbledhje me dyer të mbyllura në lidhje me hapat e nevojshme për procesin e integrimit, ku i ftuari i veçantë ishte Gunther Rischbaun, deputet i parlamentit gjerman por njëkohësisht edhe reporter për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që vlerësonin punën dhe arritjet e SPAK dhe ofrimin e mbështetjes për SPAK, jepet lajmi që ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako lejohet të largohet nga qelia. Në fakt ironia shumë e madhe është ironi  jashtëzakonisht e madhe, në momentin që reforma në drejtësi duhet të tregonte rezultate në momentin kur duhet patjetër që të gjithë të jemi bashkë  për të treguar pak rëndësi ka nëse ke pushtet apo jo , nëse je deputetet i kësaj partie apo pjesë e asaj partie, nëse ti je i akuzuar për korrupsion dhe sot duhet të ishe pas hekurave në bazë të provave, sot reforma në drejtësi tregoi sesa e brishte është, sesa e brishte janë rezultatet se numrat dhe emrat që krenohet PS nga Brukseli ne Berlin. Kemi  tre  pas hekruave që kanë qenë funksionarë të lartë rrëzohen brenda ditës dhe sa shpejt rrëzohet propaganda sidomos për inceneratorët. Kur shoh që dështojnë rerformat dhe ka papërshkueshmëri na vendos në pikëpyetje edhe votën që kemi dhënë para 6 viteve.

Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit. Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

jorida tabaku seance plenare 6 tetor 2022 lirohet alqi bllako

Sondazh

Poll