Politike

Restaurimi i Muzeut/ Duma: I është hequr ylli me 5 cepa, jeni artisë të mavijosjes. Margariti: Nuk shohim mavira

Duma u shpreh se historia e vërtetë e Shqipërisë në Durrës hidhet në det, duke përmendur se muzeut i është hequr ylli me 5 cepa

6 Tetor 2022, 13:43 Nga A.B
Restaurimi i Muzeut/ Duma: I është hequr ylli me 5 cepa, jeni
Grida Duma dhe Elva Margariti

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli sot në Kuvend për restaurimin e Muzeut Kombëtar dhe simbolikën e ti. Ajo u shpreh se historia e vërtetë e Shqipërisë në Durrës hidhet në det, duke përmendur se muzeut i është hequr ylli me 5 cepa mirëpo i është lënë vetëm shalli i pinonerit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i kundërpërgjigj. Ajo u shpreh se Qeveria nuk shikon aspak ngjyra politika, duke iu referuar deklaratës së Dumës.

Grida Duma: Marrëdhënia jonë me simbolet duhet të jetë plaçkë dhe ne mos të flasim se të marrim ca lekë. E vërtetë është, ne mos të flasim, se mos të ishin donarët, mjerë çdo gjë në këtë vend. Këtu rilindasi i vërtetë është në cep. Ballina që tregon historinë e Shqipërisë, kjo Naimin e ka në fund dhe është amnistuar se është hequr ylli me 5 cepa dhe është lënë ai shalli i pionerit dhe ecën para Shqipëria dhe nuk bën asnjë diskutim. Pse nuk reflektojmë për historinë tonë të shkuar. Ne nuk jemi, se dhe Nëna Shqipëri i ka prirë vendit me një solidaritet të madh. Simbolika është e rëndësishme. Artin nuk e pronësoni dot. Bëni një promovim të posterit të librit dhe atë e bëni mavi. Se e dini ju forcën e simbolizmit. Që jeni artistët e mavijosjes, kjo nuk ka asnjë diskutim. 

Margariti: Të kërkosh para te donarët nuk është e turpshme. Nuk shohim ngjyra politike, aq më pak mavira, ashtu siç u shpreh Duma. Të mohosh atë që ka bërë Rama është të tregosh se nuk ndahesh dot nga politika. 

seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll