Politike

Berisha shpall "non grata" Lulzim Bashën nga PD: S'merr dot pjesë në primare. PARALAJMËRIMI për Alibeajn

Në fjalën e tij për mediat para se të hynte në Kuvend, Berisha tha se Basha do të përjashtohej nga gara e primareve, duke i lëshuar një paralajmërim të fundit edhe Enkelejd Alibeajt.

6 Tetor 2022, 13:33 Nga k.m.
Berisha shpall "non grata" Lulzim Bashën nga PD: S'merr dot
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpallur "non grata" nga PD, Lulzim Bashën. Në fjalën e tij për mediat para se të hynte në Kuvend, Berisha tha se Basha do të përjashtohej nga gara e primareve, duke i lëshuar një paralajmërim të fundit edhe Enkelejd Alibeajt. E po ashtu, foli edhe për garën në gjyq për drejtimin e Partisë Demokratike. 

"Formë më civile se gara e hapur nuk ofrohet nga askush tjetër. Ne u zotuam se do të sjellim ndryshimin dhe e sollëm ndryshimin. Do të votojnë anëtarësia por edhe simpatizantët. U kërkova aleatëve që të votojnë. Po ecim drejt mirëkuptimit. Gjersa gjithçka është e hapur nuk shoh arsysue se përse të marrin pjesë vetë. Të gjithë të ftohen përveç njërit, e merrni me mend vetë ju mos më bëni të përmend emra. Unë i them Zotit Alibeaj që nuk është e përshtatëshme që të bëhet zëdhënësi i tij. Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është apsolutisht e paligjshme.

Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur,"-tha Berisha.

PRONONCIMI I PLOTË I KREUT TË PD-së, SALI BERISHA JASHTË SALLËS SË PARLAMENTIT

Pyetje: Lidershipi demokrat ka për detyrim moral  që të bashkojë të gjitha palët...

Berisha: Patjetër, por ama formë më demokratike, civile se sa forma e një gare të hapur nuk mund të ofroj kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshimin dhe ne sollëm ndryshimin. Në këto primare do të votojnë anëtarësia, por edhe simpatizantët. Unë u kërkova partive aleate, bëni listat që dhe anëtarët tuaj të votojnë njësoj, me barazi të plotë.

Pyetje: U pranua ky propozim?

Berisha: Varet tani, por unë po them se po ecet drejt mirëkuptimit ç’është e vërteta.

Pyetje: Po nëse nuk u bashkohen edhe deputetë e palës tjetër?

Berisha: Gjersa gjithçka është e hapur, unë nuk shoh arsye se pse ata të mos bashkohen në proces. Që të gjithë mund të marrin pjesë vetë, përveç njërit, të jem i  sinqertë me ju.

Pyetje: Kush është ai...

Berisha: Ai ka problemin e vet e dini ju, nuk ka nevojë të merremi me të këtë. E merrni me mend. Asnjë njeri nuk e implikoj me të, ai është i izoluar, të qartësojë problemin sepse është një problem shumë serioz.

Pyetje: Basha vijon takimet nga veriu në jug. Do të nisë edhe takime të tjera. Kështu tha Alibeaj ...

Berisha: Unë mund ti them Alibeajt që nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.

Pyetje: Deputetët e palës Alibeaj, kanë kërkuar një vendim sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës së Apelit meqenëse ende mbetet peng...

Berisha: Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është absolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës Shqiptare, Europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë! Por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur.

sali berisha seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll