Politike

“Sistemet tona rezistuan”, Xhaçka për sulmet kibernetike: Të dhënat s’u shkatërruan

Xhaçka shtoi se të dhënat nuk janë shkatërruar dhe janë funksionale.

6 Tetor 2022, 12:43 Nga A.B
“Sistemet tona rezistuan”, Xhaçka për sulmet
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka deklaroi ditën e sotme se sistemet nuk janë prekur nga sulmet kibernetike edhe pas sulmeve kibernetike. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka shtoi se të dhënat nuk janë shkatërruar dhe janë funksionale. Po ashtu, ajo tha se sulme ndodhin dhe në SHBA dhe në vende të BE-së. 

'E mirëkuptoj një pjesë të kolegëve këtu dhe publikut për sulmin kibernetik, por kërkoj mirëkuptim se një pjesë e madhe e informacionit të kërkuar për këtë ngjarje është e klasifikuar dhe nuk mund të bëhet publike. Kjo po përdoret për debate publike. Pavarësisht sponsorimit shtetëror që iu bë, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, janë dhe funksionale. Si mund të thuhet se investimet janë para të hedhura kot? Kur shikon se sistemi është rikthyer dhe të dhënat nuk janë shkatërruar. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA, edhe në vendet e BE. Agresorët, piratët, do të tentojnë që të gjejnë dobësi të sistemeve. Detyra e vendeve si i yni është që të investojmë. Fati i sistemit tonë do kishte qenë në kolaps, nëse s’do të kishim investuar në mbrojtjen kibernetike. Ishte sulm masiv, synonte paralizimin e sistemeve online, vjedhjen e sistemeve qeveritare. Sistemet tona rezistuan dhe ky është fakt. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi të ishte efikase, pavarësisht sulmit masiv.”, tha Xhaçka.

seance plenare 6 tetor 2022 olta xhacka

Sondazh

Poll