Aktualitet

Në kërkim prej 4 vitesh për kanosje me armë, arrestohet 31-vjeçari në Fier (Emri)

20 Gusht 2019, 11:11 Nga DOSJA
Në kërkim prej 4 vitesh për kanosje me armë, arrestohet

FIER- Një 31 vjeçar është arrestuar sot në flagrancë, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas me iniciale, A.SH në vitin 2015. I arrestuari është shtetasi Denis Mollaj, 31 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.M, 31 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.

Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjeçari denis mollaj fier kanosje me arme arrestohet 31-vjeçari denis mollaj fier kanosje me arme

Sondazh

Poll