Politike

Kriza energjitike, Balluku: Institucionet shtetërore të kursejnë 15% energji elektrike, gjobë nëse s'arrihet targeti

Sipas saj, nëse çdo institucion kap "15%" do t'i kursejë buxhetit të shtetit, 3.4 mld lekë.

5 Tetor 2022, 12:54 Nga k.m.
Kriza energjitike, Balluku: Institucionet shtetërore të kursejnë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se institucionet shtetërore, duhet të konsumojnë 15% të energjisë në krahasim me faturat e një viti më parë. Ndryshe do të përballen me gjobë. Sipas saj, nëse çdo institucion kap "15%" do t'i kursejë buxhetit të shtetit, 3.4 mld lekë.

“Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normativ për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instucioneve shtetërore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kursimi i energjisë këto momenet. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë, një pagesë e barazvlefshme me 3.4 miliardë lekë”, tha Balluku.

belinda balluku vkm 5 tetor 2022

Sondazh

Poll