Sport

“Ka pasur shumë komplimente në dy ditët e fundit”, shqetësohet Pep Guardiola…

Trajneri i Cityt është i kujdesshëm për relaksimin e skuadrës së tij, pas fitores ndaj Manchester United të dielën (6-3), në prag të ndeshjes ndaj Kopenhagen për Champions League.

4 Tetor 2022, 16:53 Nga DOSJA

“Ka pasur shumë komplimente në dy ditët e fundit”,

ANGLI - Pasi hodhi në erë Manchester United (6-3) të dielën në ‘derbin mancunian’, City duhet të shmangë çdo relaksim ndaj Kopenhagenit, të mërkurën (21:00) për ditën e tretë të Champions League. Lumi i komplimenteve dhe superlativave që rrodhi nga kjo fitore prestigjioze, ku Erling Haaland dhe Phil Foden shënuan nga një ‘hat-trick’, është “problemi” kryesor i Pep Guardiolës përpara kësaj ndeshje.

“Ka pasur shumë komplimente gjatë dy ditëve të fundit dhe kjo nuk më pëlqen shumë para një ndeshjeje kaq të rëndësishme sa C1. Kam kaluar mbrëmjen e djeshme dhe këtë mëngjes duke parë lojëra të Kopenhagen, është një ekip shumë i organizuar. Do të duhet të jemi të kujdesshëm, të kthehemi në realitet dhe të bëjmë përpjekje për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme. Ne nuk do të fitojmë, sepse jemi City dhe ata janë Kopenhagen, ose sepse kemi mundur Manchester United, kur ata sapo kanë ndryshuar trajner. Ne do të fitojmë nëse bëjmë detyrën tonë”,- tha Pep në konferencën para kësaj ndeshjeje.

Ai u befasua edhe nga cilësia e kundërshtarit të radhës së Cityt. “Nuk është e lehtë të thyesh strukturën e këtij ekipi. Ata shkëlqyen kundër Sevillas (0-0). Ata kanë cilësinë për të luajtur dhe guximin për të ecur përpara. Ata nuk janë lloji i skuadrës që luan me topa të gjatë ndaj sulmuesit të tyre [...] Duke i parë këtë mëngjes, u befasova nga numri i gjërave që ata bëjnë mirë”.

Me gjashtë pikë në dy ndeshje, City, kryesuesi i Grupit G dhe mund të bëjë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, nëse do të ketë sukses të mërkurën në mbrëmje. Danezët janë në vendin e 3-të me një disfatë dhe një barazim në dy ditë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll