Politike

Rama prezanton aplikacionin ‘STOP’ informalitetit, fton qytetarët të denoncojnë abuzimet

20 Gusht 2019, 13:05 Nga DOSJA
Rama prezanton aplikacionin ‘STOP’ informalitetit, fton

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Facebook, aplikacionin “STOP” informalitetit dhe fton qytetarët të denoncojnë rastet e abuzimit.

Rama shkruan se çdo njeri duhet ta shkarkojë tashmë një aplikacion të tillë, duke denoncuar këdo që nuk pranon të japë kupon tatimor.

Postimi i plotë i Edi Ramës: 

SUPER START?

59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin? Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor?

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet?

Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar?

#ZeroTolerancë? ndaj abuzuesve.

Javët e fundit po zhvillohen një serë aksionesh, lidhur me informalitetin në vend. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Po ashtu u mbyll dhe Havana, por pas vendimit të gjykatës bizneset vijojnë të jenë të hapura dhe kanë paguar vetëm gjobën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aplikacioni stop informalitetit edi rama lufta kunder informalitetit aplikacioni stop informalitetit edi rama lufta kunder informalitetit

Sondazh

Poll