Politike

VIDEO/ ‘S’do pushoj kurrë së reshturi’, Tërmet Peçi del ‘tapë’ në intervistë

20 Gusht 2019, 09:41 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘S’do pushoj kurrë së reshturi’, Tërmet

TEPELENË- Njihet për popullaritetin, po aq edhe për hilaritetin që shkakton me reagimet e tij.Tërmet Peçi, i mandatuari për herë të tretë në krye të bashkisë së Tepelenës, e ka nisur me këmbën e gabuar rrugën pas votëbesimit të 30 qershorit.

Në një intervistë për RTSH Gjirokastra, “lakrorit i kanë dalë petët”… dhe Tërmetit bëmat.

Pasi tha se nuk do të mburret me investimet, ai ka vijuar duke thënë se nuk do të “pushojë së reshturi” për të kërkuar investime.

“Në lidhje me investimet, do e mbyllja se unë s’do pushoj kurrë së reshturi, pa aplikuar tek kryeministri e tek të gjitha instancat përkatëse. Kam kënaqësinë.”-thotë Peçi.

Nuk dihet pse Peçi ka humbur kthjelltësinë në këtë intervistë, por duket se tentativa për të imituar Ramën, edhe kësaj here e ka shpërqëndruar nga fokusi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafat e termet peci tërmet peçi gafat e termet peci tërmet peçi

Sondazh

Poll