Politike

Shkarkohen 66 punonjës të Bashkisë Selenicë, Binaj thyen ‘urdhrin’ e Ramës

20 Gusht 2019, 09:03 Nga DOSJA
Shkarkohen 66 punonjës të Bashkisë Selenicë, Binaj thyen

SELENICË- Nuk është bërë një muaj nga ndërrimi i pushteteve, por heqja në masë nga puna duket se ka nisur. Bashkia që ka nisur e para operacion fshesa është ajo e Selenicës.

Kryetari i sapo zgjedhur i kësaj bashkie, Bëllumb Binaj, që mori detyrën pak ditë më parë ka shkarkaur 66 punëtorë.

Sipas informacionëve urdhri ësthë firmosur sot dhe punëtorët e larguar janë të ndërrmarjeve publike, si pastrim e gjelbërim. Lidhur me këtë vendim të tij Binaj shprehet se kjo ndërprerje është bërë në bazë të urdhrit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas Binaj, në janar të këtij viti raporti i KLSH-së ka vërejtur 66 punonjës me kontratë të pjesshme, që paguheshin me vetëm 12 mijë lekë të rinj në muaj, në raport KLSH ka theksuar ndërprerjen e kontrates pasi nuk zbatohej ligji mbi Kodin e Punës.

Por edhe pse është bërë ky sqarim dyshimet janë se largimet nga puna mund të jenë për motive politike, pasi Bashkia Selenicë është drejtuar nga Partia Demokratike dhe adminsitrata ësthë zgjedhur nga kjo forcë.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka thënë disa herë që nuk do të kishte asnjë largim nga puna me marrjen në administrim të bashkive të ashtuquajtura të djathta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia selenice bashkite e djathta operacioni fshesa ne bashki pellumb binaj shkarkohen punonjesit e bashkise bashkia selenice bashkite e djathta operacioni fshesa ne bashki pellumb binaj shkarkohen punonjesit e bashkise

Sondazh

Poll