Politike

Raporti i OBSH për PPP-të e laboratorëve, Vasili pyet Ramën: Është kazan dhe kjo organizatë?

20 Gusht 2019, 12:30 Nga DOSJA
Raporti i OBSH për PPP-të e laboratorëve, Vasili pyet Ramën:

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, një postim në Facebook, ka reaguar pas lajmit se OBSH është kundër dhënies me koncension të laboratorëve.

Vasili në reagimin e tij shkruan se i vetmi ne glob që e refuzon OBSH-në është Edi Rama, të cilin e quan shkollëpak.

Më tej ish deputeti i bën dhe një pyetje Ramës: A mos është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kazan?

POSTIMI I PLOTË

Organizata Boterore e Shendetesise i ka kerkuar qeverise se Edi Rames qe te mos i jape laboratoret e spitaleve me koncesion. Edi Rama nuk pyeti as per Organizaten Boterore te Shendetesise e jo me per institucionet financiare dhe i dha laboratoret me koncesion. As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama. Pyetjet qe shtrohen per Edi Ramen.

1.A mos eshte edhe Organizata Boterore e Shendetesise kazan?

2.Apo mos eshte qeveria e tij grabitqare e paskrupullt e parave te shqiptareve ndaj nuk pyet as per OBSH?

Pergjigja eshte shume qarte per te gjithe shqiptaret: arsyeja e vetme eshte e dyta pra qeveria e Edi Rames si grabitqare e parave te popullit. P.S Megjithate edhe per kete turp te padegjuar Edi Rama i ka marre masat se nuk ka firmosur vete po ja ka lene zv.kryeministrit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama obsh kunder qeverise petrit vasili raporti i obsh edi rama obsh kunder qeverise petrit vasili raporti i obsh

Sondazh

Poll