Politike

Rama citon Gaz Pajën: Teatri i ri, një nevojë urgjente për legjendat

19 Gusht 2019, 21:00 Nga DOSJA
Rama citon Gaz Pajën: Teatri i ri, një nevojë urgjente për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjehdur aktorin Gazmend Paja si personazhin e radhës për ta cituar në lidhje me mendimin e tij ro ndërtimit të një godine të re të Teatrit Kombëtar.

Rama shkruan se Paja ka thënë se ndërtimi i një godine të re është një nevojë urgjente për legjendat që i kanë dhënë shumë artit shqiptar.

Kryeministri thekson gjithashtu në statusin e tij në Facebook, se Gaz Paja nuk ka neojë për prezantim pasi tashmë e njohin të gjithë.

“Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj. GAZMEND PAJA:Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë.

Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit”, shkruan Rama.

Rama ka zgjedhur që artistëve e aktivistëve që kërkojnë ruajtjen e godinës të mos u përgjigjet me fjalët e tij, por të artistëve të tjerë. Kryeministri ka sjell në vëmendje deklaratën e Raimonda Bulkut, Jusuf Vrionit të Leka Bungos, të cilët sipas tij kërkojnë një teatër të ri. Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend paja edi rama gazmend paja

Sondazh

Poll