Bota

Kërcënimet e Putin/ Kievi furnizon qendrat e evakuimit me pilula jodi në rast sulmi bërthamor

Pilulat mund të ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndra tiroide – nëse merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.

4 Tetor 2022, 19:19 Nga e.k
Kërcënimet e Putin/ Kievi furnizon qendrat e evakuimit me pilula jodi
Ushtarë ukrainas

UKRAINË- Këshilli i qytetit në Kiev ka thënë se po furnizon qendrat e evakuimit me pilula jod kaliumi në rast se do të ketë një sulm bërthamor në kryeqytetin ukrainas.

Pilulat mund të ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndra tiroide – nëse merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.

Nëse ka nevojë për evakuim, pilulat do t’u shpërndahen banorëve në zonat e kontaminuara nga rrezatimi bërthamor, tha këshilli në një deklaratë, shkruan Sky News.

Presidenti rus Vladimir Putin kohët e fundit tha se do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicionin tonë” për të fituar luftën.

lufta ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll