Bota

BRITANI/ 14-vjeçari vret me thikë shokun, e ndihmon dhe një vajzë! Arrestohen nga Policia

Sipas Policisë në krimin e rëndë është përfshirë dhe një vajzë 13-vjeçare. Dyshohet se vajza ka ndihmuar autorin e krimin në kryerjen e vrasjes.

4 Tetor 2022, 18:32 Nga e.k
BRITANI/ 14-vjeçari vret me thikë shokun, e ndihmon dhe një
Pamje nga vedni i ngjarjes

BRITANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani mbrëmjen e djeshme. Një 14-vjeçar ka vrarë me thikë një bashkëmoshatar të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas Policisë në krimin e rëndë është përfshirë dhe një vajzë 13-vjeçare. Dyshohet se vajza ka ndihmuar autorin e krimin në kryerjen e vrasjes.

Siç raportojnë mediat e huaja viktima është gjetur e therur me thikë në një rrugë të qytetit. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për t'i shpëtuar jetën po fatkeqësisht pa rezultat.

Policia ka arrestuar 14-vjeçarin që goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe vajzën 13-vjeçe.

britani policia britanike

Sondazh

Poll