Bota

Lukashenko fajëson ukrainasit: Ata provokojnë duke grumbulluar trupa në kufi

Lukashenko tha se njësia ushtarake ukrainase prej 15,000 trupash që mbërriti në kufi, kishte bllokuar rrugët dhe po krijonte pika kontrolli dhe pozicione zjarri.

4 Tetor 2022, 18:15 Nga k.m.
Lukashenko fajëson ukrainasit: Ata provokojnë duke grumbulluar trupa
Aleksandër Lukashenko

MINSK- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko akuzoi sot Ukrainën fqinje se ka dërguar 15,000 trupa në zonën kufitare për të ndërtuar fortifikime dhe për të kryer zbulimin, duke i quajtur veprimet "provokime". Lukashenko e lejoi aleatin e tij të ngushtë Rusinë në shkurt që të përdorte territorin bjellorus si një stacion për pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, ai tha se Bjellorusia nuk është pjesë e konfliktit dhe se forcat e saj nuk janë të përfshira në të.

“Ukraina provonon. Shpesh me dronët e tyre shkelin vijën e kufirit shtetëror. Dhe në të njëjtën kohë ata shqetësohen dhe thonë: 'Oh, mos e lini Bjellorusinë të hyjë në luftë'. Ka provokime shumë në kufi,”- tha ai.

Zyrtarët ukrainas nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi deklaratat e presidentit bjellorus.

Po ashtu, Lukashenko deklaroi se vendi i tij u përfshi në konflikt vetëm për të parandaluar përhapjen në Bjellorusi dhe për të parandaluar një sulm ndaj Bjellorusisë nën pretekstin e një operacioni special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia.

"Siç kam thënë, askush nuk do t'i qëllojë rusët pas shpine nga territori i Bjellorusisë,"- tha Lukashenko.

Tre vendet fqinje të Bjellorusisë janë të gjitha anëtarë të aleancës së NATO-s, e cila ndihmon Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë me armë dhe inteligjencë, por thotë se nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

aleksandër lukashenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll