4 Tetor 2022, 17:13
Nga e.k
Pamje nga lufta në Ukrainë
UKRAINË- Me gjithë vështirësitë e jetës në një qytet që është shkatërruar nga lufta, tërheqja e forcave ruse dhe rimarrja e kontrollit nga forcat ukrainase u jep shpresë banorëve të Lymanit, një qytet strategjik në rajonin e Donetskut. Ushtarët ukrainas thonë se betejat si ajo për Lymanin shoqërohen me humbje të mëdha, por duke parë përparimin në fushën e betejës, morali tek ushtarët është shumë i lartë.
Në Lyman filluan përpjekjet për pastrimin e rrënojave pas një beteje të ashpër midis forcave ruse dhe atyre ukrainase, ndërsa trupat e ushtarëve të vrarë rusë vazhdojnë të shihen rrugëve të qytetit.
Çlirimi i qytetit lindor me rëndësi të madhe strategjike shihet si një fitore e madhe nga presidenti ukraians Volodymyr Zelenskyy, ndërsa ushtria ruse njoftoi tërheqjen nga kjo zonë.
“Ofensiva e ushtrisë dhe luftëtarëve tanë po vazhdon. Vendbanime të tjera janë çliruar në disa rajone. Luftimet e ashpra po vazhdojnë në disa zona frontale. Por e ardhmja është e qartë: gjithnjë e më shumë pushtues po arratisen, ushtria armike po vuan gjithnjë e më shumë humbje dhe po kuptohet gjithnjë e më shumë se Rusia bëri një gabim të madh kur filloi luftën kundër Ukrainës”, tha zoti Zelenskyy në një fjalim të hënën vonë.
Çlirimi i Lymanit u jep shpresë qytetarëve që vazhdojnë të jetojnë aty. Ata kanë ngelur pa ujë, energji elektrike dhe gaz, por janë optimistë sepse prej disa ditësh nuk po përballen me sulme nga Rusia.
“Po qëndroja në korridor, pak metra larg sulmit. Forca e shpërthimit më hodhi tutje. Zoti na ruajt, tani nuk dëgjoj shpërthime”, kujton sulmet ruse 85 vjeçarja Valentyna Kuzmychina.
Ndërkohë ushtria ukrainase ka nisur përpjekjet për pastrimin e rrugëve, duke mbledhur trupat e ushtarëve të vrarë. Duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Press, ushtari me nofkën “Rud” tha se lufta për liri shoqërohet me humbje të mëdha.
“Luftojmë për tokën dhe fëmijët tanë, që populli ynë të jetojë më mirë. Por e gjithë kjo ka një çmim të lartë”, tha ai.
“Jam shumë i motivuar sepse po çlirojmë tokën tonë. Jam i trishtuar sepse kemi humbje dhe të plagosur. Por në përgjithësi, kam atë shpirtin e luftëtarit”, thotë Vitalii, një ushtar ukrainas 29 vjeçar.
Qyteti i Lymanit ishte bastion i forcave ruse në veri të rajonit të Donetskut.
Forcat ukrainase morën kontrollin e tij një ditë pasi presidenti rus Putin njoftoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, duke përfshirë Donetskun, ku ndodhet qyteti i Lymanit. Kjo është një humbje e rëndë për Moskën që ka paralajmëruar për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore të shkallës së ulët.
Marrë nga VOA
lufta ne ukraine
Bota
4 Tetor 2022, 17:01
e.k
Vladimir Putin me zyrtarët e lartë rus
RUSI- Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër ra...
Bota
4 Tetor 2022, 16:40
e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur ditën e sotme për për ft...
Bota
4 Tetor 2022, 16:34
e.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në BE deri në vitin 2024 do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të bat...
Bota
4 Tetor 2022, 15:45
I.A
Boyko Borissov
BULLGARI- Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së cilit, GERB, ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, më 4 ...
Bota
4 Tetor 2022, 15:34
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- 11 persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për dhunimin dhe trafikimin e një 11-vjeçareje nga ...
Bota
4 Tetor 2022, 15:31
I.A
Foto
JAPONI- Tokio ka urdhëruar që një zyrtar i lartë rus të largohet nga shteti, pasi Rusia para një jave dëboi një...
Bota
4 Tetor 2022, 15:26
I.A
Parlamenti rus
RUSI- Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër rajone ukrainase, pas referendumeve ...
Bota
4 Tetor 2022, 15:12
I.A
Avionet luftarake
TURQI- Duke marrë parasysh aftësitë e saj, ajo është një nga vendet me flotën më të fort&eum...
Bota
4 Tetor 2022, 14:55
e.k
Familjarë mblidhen jashtë stadiumit
INDONEZI- Mohammad Hafis nuk duhej të ishte brenda stadiumit Kanjuruhan mbrëmjen e së shtun&eu...
Bota
4 Tetor 2022, 14:40
I.A
Angela Merkel
GJERMANI- Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi sot se ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë ...