4 Tetor 2022, 16:22
Nga F.M
Shefqet dhe Shahe Lika
TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën arrest në burg për Shefqet Likën, i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Shahe Lika dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në njoftimin e Gjykatës së Apelit bëhet me dije se seanca është mbajtur sot ku është caktuar masak e sigurisë për Shefqet Likën, i cili u vu në pranga më 6 shtator të këtij viti.
Njoftimi i Gjykatës:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë: Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99 dhe 301 të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
- Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim SH.L.
- Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:
-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Tiranë, 04.10.2022 Gjykata e Apelit Tiranë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë në Kamëz?
Ngjarja e rëndë tronditi Kamzën më 5 shtator të këtij viti. Fillimisht u raportuar si vetëvrasje, por brenda pak orëve, pas interesimit të Dosja.al, autoritetet dolën me një sqarim zyrtar për vdekjen e gruas, Shahe Lika, madje arrestuan edhe bashkëshortin e saj, Shefqet Lika. Shahe Lika vrau veten pas një sherri të fortë me të shoqin, por ky i fundit lajmëroi familjarët se 55-vjeçarja kishte ndërruar jetë në mënyrë natyrale. Gjithçka është zbuluar nga familjarët e 55-vjeçares, të cilët gjatë ceremonisë së varrimit kishin vënë re e ndjera kishte shenja në fyt. Pas analizave të bëra, rezultoi se 55-vjeçarja kishte kryer vetëvrasje. Në pranga u vu Shefqet Lika. 56-vjeçari rrëfeu në Komisariatin e Kamzës se nuk e kishte denoncuar vetëvrasjen sepse kishte frikë se s’do e besonin familjarët e saj. 56-vjeçari e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij duke e shtyrë drejt vetëvrasjes.
gjykata e apelit shefqet lika shahe lika
Aktualitet
4 Tetor 2022, 15:56
e.k
Avokati i Popullit
TIRANË- Instituri i Studimeve Politike thotë se pas 5 muaj pas skadimit të afatit kushtetues, Kuvendi nuk ka përmbus...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 15:47
k.m.
Kevin Zeneli
DURRËS- Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi është autori i atentatit të ndodhur në “Don Bosko” më ...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 15:27
F.M
Kasandër Noga
TIRANË- Dosja.al ju sjell emrat e 14 personave të vënë në pranga në kuadër të mega-aksionit t&eu...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 15:01
I.A
Foto ilustruese
DELVINË- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë. Mësohet se nj&eu...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 14:48
A.B
Policia
TIRANË- Sot janë vënë në pranga 14 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, të cil&eu...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 14:50
k.m.
Kevin Zeneli
TIRANË- Kevin Zeneli, 23 vjeç është ‘killeri’ dhe personi më i besuar i Kasandër Nogës, (i ar...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 14:17
e.k
Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka sqaruar dhe detaje nga rrëmbimi ...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 14:19
A.B
Policia
DURRËS- Flamur Bejko është polici i burgut i cili është i përfshirë në një grup kriminal në Durr&...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 13:59
A.B
Armet e sekuestruara
DURRËS- 14 persona të arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit 'Porositë...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 14:05
k.m.
Arben Mërkuri
TIRANË- Aleksandër Laho nuk ishte i vetmi. Vrasja tjetër, për të cilën kishin marrë porosi v&eum...