Aktualitet

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 42-vjeçari

Mësohet se një 42-vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka humbur kontrollin dhe nga përplasja ka humbur jetën.

4 Tetor 2022, 15:01 Nga I.A
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 42-vjeçari
Foto ilustruese

DELVINË- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë. Mësohet se një 42-vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka humbur kontrollin dhe nga përplasja ka humbur jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

aksident ne aksin kardhiq-delvine

Sondazh

Poll