Aktualitet

Pagoi vëllezërit Beqiraj për 2 atentate, kush është Kevin Zeneli, ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës

Kasandër Noga, gjente vrasësit për të hequr qafë armiqtë. Zeneli jepte nga 50 mijë deri në 150 euro për të kryere një vrasje. Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

4 Tetor 2022, 14:50 Nga k.m.
Pagoi vëllezërit Beqiraj për 2 atentate, kush është
Kevin Zeneli

TIRANË- Kevin Zeneli, 23 vjeç është ‘killeri’ dhe personi më i besuar i Kasandër Nogës, (i arrestuar në Belgjikë) i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Dosja.al ka siguruar foton e të riut, i cili sipas Policisë së Shtetit pasi merrte instruksionet nga "shefi i madh", Kasandër Noga, gjente vrasësit për të hequr qafë armiqtë. Zeneli jepte nga 50 mijë deri në 150 euro për të kryere një vrasje. Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Pagoi vëllezërit Beqiraj për 2 atentate, kush është
Kevin Zeneli

Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbellin, për të cilin kishin marrë informacione se rrinte në një lokal në zonën e Don Boskos, por ngatërruan objektiv dhe vranë Erion Çelën. Po ashtu, me porosi të Kasandër Nogës u vra edhe Arben Mërkuri, i njohur si "maneci" në Durrës në maj të këtij viti.

kevin zeneli operacioni porositesi kasander noga

Sondazh

Poll