Aktualitet

Kevin Suçi ngatërroi SHËNJESTRËN e atentatit në "Don Bosko", vëllezërit Beqiraj e ndihmuan të ikte jashtë

Sipas Policisë së Durrësit, 23-vjeçari pasi vrau gabimisht Erion Çelën në Don Bosko është larguar nga Shqipëria.

4 Tetor 2022, 15:47 Nga k.m.
Kevin Suçi ngatërroi SHËNJESTRËN e atentatit në
Kevin Zeneli

DURRËS- Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi është autori i atentatit të ndodhur në “Don Bosko” më 4 janar 2022. Sipas Policisë së Durrësit, 23-vjeçari pasi vrau gabimisht Erion Çelën në Don Bosko është larguar nga Shqipëria. Në ndihmë i kanë ardhur dy vëllezërit Beqiraj, Gentiani dhe Indriti, por nuk dihet se ku ka ikur për t'u fshehur i riu, përgjegjës për masakrën e Tiranës, ku një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shtetasit Indrit dhe Gentian Beqiraj në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

kevin zeneli operacioni porositesi

Sondazh

Poll