Kush e vrau? Vëllezërit Beqiraj morën “kaparin”, 3.500 euro për kokën e 'manecit'
Në njoftimin zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit raportohet se ende nuk ka asnjë të dhënë që implikon vëllezërit Beqiraj për vrasjen e Mërkurit, sërish janë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në maj të këtij viti.
TIRANË- Aleksandër Laho nuk ishte i vetmi. Vrasja tjetër, për të cilën kishin marrë porosi vëllezërit Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth. Në njoftimin zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit raportohet se ende nuk ka asnjë të dhënë që implikon vëllezërit Beqiraj për vrasjen e Mërkurit, sërish janë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në maj të këtij viti. Deri më tani, ajo që dihet është se vëllezërit kishin marrë 3.500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte Mërkuri. Policia thekson se porosinë për vrasjen e Mërkurit e kishte thënë Kevin Zeneli, ky i njohur me nofkën "Suçi".
PJESË NGA NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.
Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.
Dosja.al raportonte pak muaj më parë se personat që kanë vrarë 48-vjeçarin Arben Mërkuri (Ismaili) kanë përdorur një makinë të vjedhur në atentat. “Mercedes Benz”, tip GLE me ngjyrë gri. Targat e mjetit gjithashtu ishin gjithashtu të vjedhura.
Megjithatë edhe Mërkuri s'është emër i panjohur. Mërkuri (Ismaili), i njihej si ‘maneci’ (fjalëpak) është skeduar edhe si vrasës me pagesë. Ai kishte precedent penalë, është hetuar për trafik droge e krime kundër personit, por nuk ka pasur asnjë dënim. Ndër ngjarjet më të njohura është rrahja e libanezit me të ‘tmerrshmin e Sukthit’, Faadi Mitri, i cili la 200 mln euro investim në gjysmë e iku me barrelë nga Shqipëria. Për ngjarjen e vitit 2019, përveç dy të lartmërmendurve, u mor në pyetje edhe Skënder Krahja.
Sondazh
"Të gjithë dridheshin para tij", si policia greke arriti të kapte shqiptarin 'fantazmë' Ferhati dhe ushtrinë e tij
Esmin Ferhati GREQI- "Ishte shkurt i vitit 2020. Një incident i çuditshëm në Universitetin Politeknik mobilizon Sigurimin, pasi nj&eu...
Masakra e 'Don Boskos'/ NGATËRRESA- Noga porositi vrasjen e Geronit, qëlluan Erionin
Lokali ne Don Bosko TIRANË- Dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj janë paguar nga Kasandër Noga për të vrarë Ger...
150 mijë euro për të "hequr qafe" Rrumin e Shijakut, sa do paguheshin vëllezërit Beqiraj nga Kasandër Noga
Pamje nga aksioni DURRËS- Detaje të reja janë mësuar lidhur me megaaksionin e ndodhur sot në Durrës, ku 14 persona përfu...
BIRN: Shqipëria rrezikon padi për dëbimin e turkut Ahmet Emre Olur
Ahmet Emre Olur Më 18 shtator, Shqipëria dëboi Ahmet Emre Olur, një shtetas turk i njohur si zëdhënësi i Sedat Peker, nj...
VD-Koleksion armësh, zbulohet 'strofa' e bandës së Durrësit, çdo lloj arme për vrasjen e "Rrumit"
Armet TIRANË- Këto janë pamjet nga sekuestrimi i mjeteve që kishin në disponim banda e kriminelëve në Durrës. N&eum...
MEGA-AKSIONI në Durrës, prokurori i çështjes: Hetimi ende vazhdon, është sekret...
Pamje nga konferenca për shtyp DURRËS- Prokurori i çështjes që hetoi sot grupin kriminal në Durrës, në dalje...
PROFIL- Grupi i Durrësit planifikoi ekzekutimin e tij, kush është 'Rrumi i Shijakut', armiku i Nogës
Rrumi i Shijakut TIRANË- Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj kanë zbërthyer porositë për disa vrasje, mes tyre dhe ajo...
"S’ka bir ku*ve”, peshkatari kujton takimin e parë me Ramën: Portin nuk na e morën
Peshkatari DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me peshkatarët e Durrësit ditën e sotme. Në momentin q&e...
Do eliminonte ‘Rrumin e Shijakut’/ Kush është Ilirjan Feçi, mori 20 mijë euro për të ekzekutuar të riun në Lezhë, e përmendi dhe Dumani
Pamje nga aksioni DURRËS- Një nga të arrestuarit është edhe Ilirjan Feçi, pjesë e një grupi të vrasjeve me p...
SHËNJESTRA ishte Geron Hasanbelli, por u bë masakër në Don Bosko. Noga e donte me patjetër zhdukjen e "armiqëve"
Geron Hasanbelliu dhe Kasander Noga TIRANË- Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë rrëfyer për policinë krimet du...
