Aktualitet

EMRI/ Polici i burgut urdhëroi ekzekutimin e dy personave pasi e rrahën, 'grup' me ta edhe ushtaraku

Bejko, ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona që ai kishte konflikt.

4 Tetor 2022, 14:19 Nga A.B
EMRI/ Polici i burgut urdhëroi ekzekutimin e dy personave pasi e
Policia

DURRËS- Flamur Bejko është polici i burgut i cili është i përfshirë në një grup kriminal në Durrës. Bejko, ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona që ai kishte konflikt. Madje Bejko ka paguar dhe 3500 euro për dy vëllezërit, për të kryer vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.

Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe një ushtarak. Ata të dy ndihmonin grupin kriminal për të kryer vrasje ndaj kundërshtarëve. Policia bëri me dije sot se krahas vëllezërve Beqiraj, të cilët u prangosën dje pas incidentit në autostradë, janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët gjatë viteve të fundit kanë kryer një mori krimesh të rënda, përfshi vrasjen dhe pengmarrjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

3. F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

14. A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

operacioni porositesi flamur bejko

Sondazh

Poll