Politike

Rama: Dramatike nëse vërtetohet se Meta ka qenë spiun, s’e bëra unë president

Rama theksoi edhe njëherë se ai nuk e ka bërë Metën president, por kanë qenë votat e kreut të Partisë së Lirisë që ia kanë dhënë këtë post.

3 Tetor 2022, 23:27 Nga F.M
Rama: Dramatike nëse vërtetohet se Meta ka qenë spiun, s’e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse vërtetohet se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë spiun, do të jetë diçka mjaft dramatike.

Në një intervistë për Euronews, Rama theksoi edhe njëherë se ai nuk e ka bërë Metën president, por kanë qenë votat e kreut të Partisë së Lirisë që ia kanë dhënë këtë post.

“Iniciativa nuk është ndërmarrë për asnjë parti politike dhe për asnjë kryetar partie, është një iniciativë  e ndërmarrë si rezultat i një boshllëku në ligj që nuk lejon që Autoriteti i Dosjeve që nuk lejon të hetojë ata që kanë kaluar filtrin e Komisionit Bezhani. Kjo është kërkesa e Autoritetit të dosjeve e bazuar te një shkak shumë konkret, shumë dramatik që bashkon inicialet I.M me Ilir Metën në hipotezë. Është një hipotezë e mundshme dhe dramatike. Unë nuk e kam bërë president, por e kanë bërë votat e veta”- u shpreh kreu i qeverisë.

edi rama ilir meta

Sondazh

Poll