Politike

Rama numëroi bizneset! Tomorri: Me gjithë ato halle që ka, di dhe se kush i blen kullat e sa kate merr

Gazetari shton se kreu i qeevrisë di gjithçka e madje së fundmi po kryen dhe funksionin e një agjencie shit-blerjesh.

3 Tetor 2022, 23:22 Nga F.M
Rama numëroi bizneset! Tomorri: Me gjithë ato halle që ka, di dhe
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, I cili përmendi me radhë të gjitha komoanitë që kanë blerë kate në kullat e ngritura në Tiranë. Në një postim në Facebook, Tomorri tha se kryeministri ka pasur mjaftueshëm kohë që të shohë se kush po i blen këto kulla. Gazetari shton se kreu i qeevrisë di gjithçka e madje së fundmi po kryen dhe funksionin e një agjencie shit-blerjesh.

Postimi i Tomorrit:

Kush po pastron para tek kullat? -thote kryeministri. Banka OTP po pastron para qe ka blere disa kate njeheresh? Apo ambasada e Izraelit qe ka blere tre kate? Kush po pastron para qe i beni pis te gjithe?- thote ne Euronews. Shikoni sa informacion ka kryeministri. E di qe OTP ka blere zyrat tek kulla e 7 xhuxhave. E di gjithashtu qe ambasada e Izraelit ka blere 3 kate.  Me gjithe ato halle dhe pune qe ka ne qeveri, i del koha te merret edhe me keto punet e agjencive te real estate-it. Di kush kulle shet, kush ble, me sa e ble metrin, gjithcka.  Sikur gjysmen e merakut qe paska per keto shitjet e kullave ta kete per buxhetin e shtetit, ne ja fusim Zvicres per zhvillim per pune 10 vjetesh.

Reagimi i Tomorrit vjen pas intervistës së kryeministrit Edi Rama në EuroNews. Kreu i qeverisë u pyet për pastrimin e parave në kulla dhe përmendi një sërë biznesësh duke nënkuptuar se pas tyre qëndrojnë emra që gjithçka e bëjnë me tansaksione bankare.

edi rama klodian tomorri

Sondazh

Poll