Politike

Saimir Korreshi: Jeta në Lushnjë është kthyer në 'jetë qeni', shyqyr që na erdhi Taulanti…

Saimir Korreshi tha se fermerët që kultivojnë rrush kanë dalë në protestë, pasi ka mungesë tregu dhe se me rritjen e çmimeve, prodhimi i tyre ka kosto.

3 Tetor 2022, 19:10 Nga k.m.
Saimir Korreshi: Jeta në Lushnjë është kthyer në
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pas javës së gjelbër, ka ndarë problemet e Lushnjes në Foltoren e Kuvendit. Në seancën e sotme plenare, Korreshi tha se fermerët që kultivojnë rrush kanë dalë në protestë, pasi ka mungesë tregu dhe se me rritjen e çmimeve, prodhimi i tyre ka kosto. Ndërsa përmendi edhe problemet në shkolla në zonën e  Lushnjes.

Pjesë nga fjala e deputetit Korreshi:

Me të thënë të drejtën sesi është situata në Lushnjë dhe më gjerë, duhet të dalim të gjithë dhe të shikojmë se vetëm jetë nuk ka atje, është kthyer në jetë qeni. Shyqyr që erdhi Taulanti dhe e dëgjojnë llafin dhe i japin ndonjë investim, se Lushnja kishte 12 vite dhe nuk ishte prekur ndonjëherë, si duket paska takat dhe forcë Taulanti, gjithsesi. Falë Zotit që tavani i shkollës ra natën, ky është një problem që të gjithë deputetët e Lushnjës duhet ta dinin. Keni dërguar dy persona atje për të suvatuar, turp, aty po bien kolonat.

Të gjithë fermerët kanë dalë në protestë për rrushin, 200 lekë kg, ku është qeveria, vetëm gruri? Po rrushi? Kemi rrezik me këtë situatë të na ngeli rrushi varur dhe preshi përpjetë në arë me këto çmime. Gjithsesi pjesa tjetër e kanalizimeve dhe kullimit, sfidoj këdo këtu meqë çonin ujin dhe njomnin, të shkojmë në njësinë Administrative Dushk, Gramsh, Zhamë, në qoftë se shkon pikë uji atje, mund të bëjmë një bast publik dhe të shkojmë bashkërisht atje.

 

saimir korreshi

Sondazh

Poll