Politike

Seanca dëgjimore me SHISH, Noka 'zbërthen' mbledhjen: U konfirmua hackerimi i TIMS dhe MEMEX

Noka deklaroi se shqiptarët janë gënjyer prej një kohe shumë të gjatë, pasi vetë drejtuesit e SHISH konfirmuan se sistemet TIMS dhe MEMEX janë hackeruar.

3 Tetor 2022, 14:28 Nga A.B
Seanca dëgjimore me SHISH, Noka 'zbërthen' mbledhjen: U
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tregoi për mediat se çfarë u diskutua në Komisionin me dyer të mbyllura të Sigurisë. Noka deklaroi se shqiptarët janë gënjyer prej një kohe shumë të gjatë, pasi vetë drejtuesit e SHISH konfirmuan se sistemet TIMS dhe MEMEX janë hackeruar. Po ashtu, ai zbuloi se hackerat nuk janë vetëm nga irani por edhe nga Serbia e Rusia.

'E gjitha rrotullohej rreth faktit se Shqiptarët nuk duhet të informohen rreth situatës kibernetike. Drejtori i komanduar i shërbimit nuk tha asgjë, të gjitha u konfirmuan se sistemet janë hackeruar prej 14 muajsh. U konfirmua fakti se është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX. U konfirmua se hackerat jo vetëm të iranit por rus dhe serb sulmojnë dhe kanë në kontroll të dhënat. Këto nuk mund ti kenë vetëm shqiptarët ndërsa armikët e këtij vendi i kanë të gjitha. Shqiptarët janë mashtruar, ka dhe sisteme dhe ku janë fshirë. '- u shpreh Noka.

Ditën e sotme, seanca dëgjimore me SHISH lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, u zhvillua pa prezencën e kamerave.

flamur noka

Sondazh

Poll