Politike

Përfundon Komisioni për Territorialen, Denaj: Raporti i mazhorancës do jetë javën e ardhshme

Kryetarja e këtij komisioni Anila Denaj në përfundim të komisionit, u shpreh se javën e ardhshme do të jenë ekspertët e mazhorancës, të cilët do të dorëzojnë raportin e tyre për reformën territoriale.

3 Tetor 2022, 13:06 Nga I.A
Përfundon Komisioni për Territorialen, Denaj: Raporti i
Anila Denaj

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale" ka përfunduar mbledhjen e sotme me mbarimin e raportit të e ekspertëve të opozitës për reformën territoriale. Kryetarja e këtij komisioni Anila Denaj në përfundim të komisionit, u shpreh se javën e ardhshme do të jenë ekspertët e mazhorancës, të cilët do të dorëzojnë raportin e tyre për reformën territoriale.

"Sot kishim raportin e ekspertëve të opozitës, në fillim të javës tjetër do të kemi të mazhorancës. Ndërkohë që në përfundim të kësaj seance, sekretariati do të marr vendim për datën konkretë që të mundësojmë dy-tre seanca të tjera për debate," tha Denaj.

anila denaj komisioni per territorialen reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll