Sport

Florentino Perez: "Superliga është kualitet, Nadal-Federar 40 ndeshje, ne dhe Liverpool kemi luajtur vetëm 9 herë në 67 vite"… (VD)

“Kohët e fundit kryetari i Shoqatës së Klubeve Europiane presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, duke folur për Superligën, tha se Real Madridi ka frikë nga konkurrenca. Ndoshta presidentit të ECA duhet t'i kujtohet se kush është Real Madridi. Konkurrenca është në ADN-në tone”.

3 Tetor 2022, 12:34 Nga DOSJA

 

Florentino Perez: "Superliga është kualitet, Nadal-Federar 40

SPANJE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka paralajmëruar tifozët e futbollit se sporti është 'i sëmurë', teksa vazhdon të promovojë Superligën Europiane. 75-vjeçari ishte nismëtari i Superligës Europiane të propozuar në vitin 2021, e cila, për shkak të reagimit të tifozëve në të gjithë Europën, u anulua.

Por në mbledhjen e përgjithshme vjetore të fundit të Realit të Madridit, Perez dukej se rivendosi dëshirën e tij për të parë të formuar konkurrencën në të ardhmen e afërt.

Duke folur në mbledhjen e përgjithshme të klubit të dielën, Perez tha: “Për të rregulluar një problem, së pari duhet të pranoni se keni një problem. Sporti ynë është i sëmurë. Ai po humbet lidershipin e tij si një sport global. Ne nuk duhet të ngatërrohemi nga ndikimi i ecurisë së Real Madridit në Champions League kur ishim të përfshirë në shtatë ndeshje me intensitetin dhe interesim të lartë.

“Ky ishte si rezultat i shortit, i cilësisë dhe madhështisë së ekipit tonë. Ishte një spektakël që ndihmoi të rikthehej emocioni te shikuesit. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se garat europiane duhet të ndryshojnë, për t'u ofruar tifozëve lojëra të nivelit të lartë gjatë gjithë vitit midis skuadrave më të forta, me lojtarët më të mirë që konkurrojnë."

Perez iu referua tenisit, duke vënë në dukje se Roger Federer i cili sapo i ka dhënë lamtumirën sportit, është përballur rregullisht me lojtarët e tjerë të elites, si Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.

“Në tenis, Nadal dhe Federer kanë luajtur 40 herë në 15 vjet kundër njëri-tjetrit. Nadal dhe Gjokoviç kanë luajtur 59 ndeshje në 16 vjet,- shtoi Perez, cituar nga ESPN. Në futboll, ne kemi luajtur vetëm nëntë herë me Liverpoolin në 67 vjet. Ne kemi luajtur katër herë me Chelsean në historinë e Kupave të Europës. Çfarë kuptimi ka të privosh tifozët nga të gjitha këto lojëra?'

Ai vazhdoi: “Ne ishim në krye në të gjitha sportet dhe tani kemi rënë në vendin e 13-të. Ne jemi kaluar nga 12 klube nga sportet amerikane. Ata duhet të jenë duke bërë diçka shumë mirë në Shtetet e Bashkuara dhe shumë keq po bëhet në Europë. Futbolli po humbet betejën globale të argëtimit kundër sporteve të tjera dhe platformave të tjera. Na duhet një menaxhim profesional, modern, transparent, jo i bazuar në struktura të vjetra të projektuara në shekullin e kaluar.

Kohët e fundit kryetari i Shoqatës së Klubeve Europiane presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi, duke folur për Superligën, tha se Real Madridi ka frikë nga konkurrenca. Ndoshta presidentit të ECA duhet t'i kujtohet se kush është Real Madridi. Konkurrenca është në ADN-në tonë”.

Deklaratat e Perez bien në përputhje me sugjerimet e fundit të bëra nga pronari i Chelseas, Todd Boehly, i cili pretendoi se futbolli europian ka shumë për të mësuar nga sportet amerikane. Pronari i ri i ‘bluve’, i cili gjithashtu zotëron aksione të skuadrave të Los Anxhelosit, Dodgers në Major League Baseball dhe Lakers në NBA, tha në një konferencë në Nju Jork se ai tashmë e ka paraqitur idenë me homologët e Premier League.

“Në fund të fundit, shpresoj që Premier League të marrë pak mësim nga sporti amerikan,- tha Boehly. - Dhe me të vërtetë fillon të kuptoj, pse nuk bëjmë një turne me katër ekipet e fundit sportive, pse nuk ka një lojë All-Star? Njerëzit po flasin për më shumë para për piramidën, në lojën MLB All-Star këtë vit ne bëmë 200 milionë dollarë nga e hëna dhe një e martë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll