Sport

“Të modernizojmë futbollin”, Florentino Perez nuk heq dorë nga projekti i Super League-s, sulmon Al-Khelaifin: Duhet t’i kujtojmë atij se…

Prej disa kohësh nuk flitej për këtë, por ideja e Super League-s vazhdon të tërheqë klubet që e sponsorizuan dhe e promovuan.

3 Tetor 2022, 12:19 Nga DOSJA

“Të modernizojmë futbollin”, Florentino Perez nuk heq

SPANJË-Prej disa kohësh nuk flitej për këtë, por ideja e Super League-s vazhdon të tërheqë klubet që e sponsorizuan dhe e promovuan. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk kanë reshtur kurrë së menduari për turneun elitar mes klubeve dhe çdo mundësi është e mirë për ta promovuar dhe reklamuar atë. Duke folur në asamblenë e anëtarëve të klubit, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, rihapi propozimin.

Numri një i klubit spanjoll nuk heq dorë nga ëndrra e Super League-s dhe tha se qëllimi  është modernizimi i futbollit. Më pas ai e krahasoi futbollin me tenisin, një sport në të cilin lojtarët më të mirë në botë garojnë kundër njëri-tjetrit disa herë në vit: “Pse duan të privojnë tifozët nga kaq shumë sfida magjepsëse? Nadal dhe Federer janë përballur më shumë se 40 herë, Nadal dhe Djokovic 59: dhe a mendoni se njerëzit janë të mërzitur? Në vend të kësaj, Real Madrid dhe Liverpool kanë luajtur kundër vetëm 9 herë në 67 vjet”.

Më pas një batutë drejtuar presidentit të PSG Al-Khelaifit, i cili është edhe numri një i ECA-s, një shoqatë e klubeve kryesore europiane, dhe që kundërshton fuqishëm Super League-n. “Presidenti i shoqatës së klubeve tha se Real Madrid dëshiron të nisë Super League-n nga frika e konkurrencës. Pra, duhet t'i kujtojmë atij se çfarë është Reali: klubi më i suksesshëm në histori!”.

E.Ç (Dosja.al)

super league florentino perez al khelaifi

Sondazh

Poll