Politike

Debate te 'Siguria'/ Seancë me dyer të mbyllura, Naço: Dorëzoni celularët. Kundërshton opozita

Kërkesa e kryetarit të Komisionit Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie bëri që deputetët e opozitës të kundërshtonin ashpër. 

3 Tetor 2022, 12:59 Nga A.B
Debate te 'Siguria'/ Seancë me dyer të mbyllura,
Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Komisioni për Sigurinë Kombëtare është zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura. Anëtarët e Komisionit, ranë dakord që seanca dëgjimore me SHISH lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, të zhvillohet pa prezencën e kamerave.

Kërkesa e kryetarit të Komisionit Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie bëri që deputetët e opozitës të kundërshtonin ashpër. 

DEBATET:

Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.

Ferdinand Xhaferri:  Kuvendi nuk kufizohet me VKM. E kërkon Rama sepse e ka mbushur Kuvendin me kriminelë. Kjo është e pajustifikueshme.

Ervin Salianji: Një pjesë e diskutimit duhet të jetë e hapur.

Qefaliaj: Unë habitem se përse duhet të jetë objekt bisede nëse duhet të jesh ose jo me çertifikatë sigurie. Secili deputet është i përgjegjshëm për të bërë punën e tij. Kërkoj që të operoni me dyer të mbyllura për këtë seancë. 

Nasip Naço: Nëse vendoset me dyer të mbyllura, të gjithë deputetët duhet të mbyllin telefonat.

Xhaferraj: Ky është skandal. Nuk kufizohet me VKM. Certifikatën e kërkon Rama se e mbushi Kuvendin me kriminelë.

Kryetari Naço: Sa të fiken kamerat do ju lë te flisni. Dorëzoni celularët

Flamur Noka: Do dorëzojmë të gjitha, celularët, këpucët. Ju kërkoni që ne ti dorëzojmë të gjitha. Mirë bën. Unë respektova çdo koleg, unë heshta dhe dëgjova, zoti kryetar çështja për të cilën është thirrur kreu i SHISH është çështje sensitive, nuk ka asnjë sekret. Shteti ishte i pambrojtur. 

Qefaliaj ngrihet nga vendi*

Naço: Kush do që seanca të jetë me dyer të mbyllura, Pro gjashtë persona. Seanca vijon me dyer të mbyllura. 

komisioni i sigurise 3 tetor 2022

Sondazh

Poll